Bashkëshortja e super grabitësit te arrestuar ,pas dëshmisë së bujshme të Nuredin Dumanit, rezulton me tender miliona lekësh

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kanë zbërthyer vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”. Mes të arrestuarve ishte edhe emri i Gentian Sharrës, pas të cilit lidhen një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, O.Sharra rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë të majme me Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan.

Bëhet fjalë për një kontratë 11 217 107 lekëshe, për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Psikiatrik. Burimi i financimit është direkt nga Buxheti i Shtetit, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar më 27 mars të vitit 2020.

Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur të Hamit Haxhias. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.

Në një tjetër episod ai del në vitin 2011, ku janë grabitur rreth 20 mijë euro. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gentian Sharra bashkë me anëtarët e tjerë kanë marrë nga rreth 4-5 mijë euro për person.

Konkretisht, Gentian Sharra, akuzohet për:

– Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

– “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

–  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

–  “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

–  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan–Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =