Një djalë 18-vjeçar ka folur për momentin kur nëna e tij u vra pas një sulmi me granatime që goditi shtëpinë e tyre në Donestk, në Ukrainën lindore, raporton Sky News.
Duke folur mes lotësh, ai shtoi: “Garanata ra vetëm disa hapa larg nesh. Kur hapa sytë, pashë mamin të shtrirë në anën e saj.
“Fjalët e saj të fundit ishin – Unë jam mirë.”
Duke folur për vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, ai shtoi: “Unë dua që ata të kenë një të ardhme për të cilën janë të emocionuar dhe e di që do të bëj gjithçka për të.”
Donetsk është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.