Votimi për “Foltoren”, Ibsen Elezi: Çdo akt i shtimit të votave do ketë pasoja të rënda

Ibsen Elezi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit.

Elezi i bën thirrje komisionerëve të mos shtojnë vota, pasi siç shprehet ai, do kenë pasoja të rënda.

Postimi i plotë

Kujtesë disa kryetarëve te degeve dhe komisionerëve !

Çdo akt marrëveshje për shtimin e votave gjatë mbylljes së procesit do jetë me pasoja të rënda për procesin zgjedhor por edhe për personat që e kryejnë.

Ky është veprimi më i turpshëm që mund të ndodh dhe i heq çdo vlerë demokratike ketij procesi.

Ka degë  korrekte por ka edhe degë që duhet t’jua kujtoj, (komisionerëve dhe drejtuesve) se ky akt do ju kushtojë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 8 =