Rusia ndalon Biden, Blinken, shefin e CIA-s dhe mbi 900 amerikanë të tjerë të hynë në territorin rus

Rusia ka ndaluar 963 amerikanë që të futen në territorin e saj. Mes të ndaluarve është presidenti i SHBA, Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns.

Ky vendim i Rusisë vjen si një shenjë hakmarrje pas përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga fillimi i pushtimi të Ukrainës në 24 shkurtit.

Më herët Biden ka nënshkruar paketën masive të radhës të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku 20 miliardë dollarë do të shkojnë si ndihmë ushtarake.

Muajin e kaluar, Rusia kishte vendosur ndalime udhëtimi për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe dhjetëra amerikanë e kanadezë të shquar, si hakmarrje për sanksionet e vendosura mbi Ukrainën.

Ndalimet e udhëtimit kanë vetëm një ndikim simbolik, por janë pjesë e vazhdueshme “të përkeqësimit” të marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =