Ndodh në GJKKO, policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku sipas burimeve Policia e Shtetit ka ngatërruar një prej të arrestuarve, i cili është Ilirjan Feçi.

Mësohet se policia ka çuar në gjykatë dikë tjetër në vend të Feçit.

Më herët, GJKKO caktoi masën “arrest në burg” për Nuredin Dumanin. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit të burgut.Ndërsa, Florian Çekrezi dhe Asllan Plaku dy prej të arrestuarve nga operacioni ‘Plumbi i artë’, nuk kanë marrë avokat pasi pretendojnë se nuk kanë para.

Kujtojmë se dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit, ekzekutuan 32 urdhërarreste.

Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK-ut, nisi një aksion në disa qytete të vendit. Operacioni i Policisë vijoi në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Fier. Ky aksion ka ardhur pas rrëfimit të Nuredin Dumanit – i arrestuar më 29 mars të këtij viti.

Dumani ishte një nga personazhet më të kërkuara të botës së krimit. Ai u arrestua më 29 mars pas një shkëmbimi me armë zjarri në periferi të Elbasanit. Dumani u kap në një apartament në lagjen “Apollonia” në Fier, ndërsa ishte i plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + eighteen =