Moti për të shtunën/ Temperatura të larta në mëngjes, “surpriza” në orët vijuese

Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë vendin, ku kthjellimet do të jenë dominante në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Sipas MeteoAlb, në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat veriore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë Celsius deri në 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke sjellë dallgëzim mbi 2 ballë.

Keni bërë planë për në det? Mësoni si pritet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 3 =