Anthony Albanese është shpallur fitues i garës elektorale në Australi, duke marrë postin e kryeministërit me Partinë Laburiste. Australia ka zgjedhur qeverinë e parë të saj laburistë në një dekadë.
Anthony Albanese, tashmë kryeministër i Australisë besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të vinte në jetë, por kur ishte adoleshent mësoi se nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar – i cili ishte ende gjallë dhe jetonte në Europë.
Tre dekada më vonë, ai gjeti të atin, Carlo Albanesen, duke fluturuar për në Itali për ta takuar atë dhe vëllezërit e tij. Kryeministri i ri i Australisë ka origjinë arbëreshe.
Laburistët do të formojnë qeverinë e ardhshme pasi koalicioni Liberal-Nacional nuk ka arritur të fitojë mjaftueshëm vende në parlament. Gjithashtu edhe kundërshtari i tij, Scot Morrison pranoi humbjen ndaj Anthony Albanese. Ai e uroi Albanese-n për suksesin e tij zgjedhor dhe shton: “Kjo ka qenë një kohë e trazirave të mëdha”.
“Është e rëndësishme që kombi ynë të shërohet” nga përçarja, shton ai.
Phil Mercer i BBC-së, i cili ndodhet në vendngjarje, thotë se një turmë prej disa qindra personash, përfshirë ish-kryeministrin John Howard, kishin qëndruar prapa për të dëgjuar fjalimin e Morrison./BBC
