11 skuadra shqiptare në garat evropiane, tri në Champions League

Edhe në edicionin 2022-2023 do të kemi 11 skuadra shqiptare në garat evropiane sikurse në edicionin që po e lamë pas!

Tri prej tyre janë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, pastaj Tirana kampion i Shqipërisë dhe Shkupi kampion i Maqedonisë së Veriut.

Në garat evropiane (Europa League e Conference League), Kosova përfaqësohet me Gjilanin, Dritën e Gjilanit dhe Llapin e Podujevës.

Vizën e kanë siguruar skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiqi i Tuzit, po ashtu nga Maqedonia e Veriut Shkëndija e Tetovës.

Shqipëria përfaqësohet me Laçin,  Partizanin e Tiranës, nuk dihet ende Vllaznia apo Kukësi do të shkojnë në Evropë!

Nëse Vllaznia sot përfundon në vend të katërt, do të sigurojë vizën pavarësisht rezultatit në finale të Kupës së Shqipërisë.

Nëse Kukësi përfundon në vend të katërt, atëherë Vllaznia duhet të kërkojë Kupën dhe përmes saj vizën në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven − 1 =