Grupi i Rithemelimit, Bylykbashi: Pakti i Ballës me Alibeajn për presidentin i pavlerë, synon një president kukull

Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit, grupit të Sali Berishës ka dënuar marrëveshjen Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës, për propozimin e emrit të kandidatit për president në dy raundet e ardhshme.

Sipas Bylykbashit, opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Ai shtoi se më këtë akt, Rama synon që kandidatin e tij të preferuar ta shesë si president konsensual.

“Dje më 18 maj 2022, pesë vite më pas, u shpall një marrëveshje e re. Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidatë për President në raundin e dytë dhe të tretë.
Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij te preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.

Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tij personale me Ballën, marrëveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp.
Opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Partia Demokratike e ka përcaktuar qëndrimin e saj të qartë dhe konstruktiv me rezolutë të Këshillit Kombëtar. Partia demokratike e denoncon këtë marrëveshje të pavlerë si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe t’i dorëzojë presidentin Edi Ramës”, u shpreh Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × 3 =