Dosja e SPAK, Ardian Uzuni përgatiti vrasjen e “të fortit” të Tropojës

Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është ekzekutuar urdhri i GJKKO-së ditën e sotme.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.

Gazetari i Abc, Ermal Vija bën me dije se Ardian Uzuni, i cili mbahet në paraburgim për vrasje përgatit planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eksponent i krimit, i cili njihet edhe si “i forti” i Tropojës.

Ardian (Isuf) Uzuni, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Pa i mbushur të 20-at, Gjeloshi do të akuzohej se në Lekbibaj kishte kryer një vrasje, akt për të cilin sot e asaj dite nuk u vërtetua. Ndërkohë do të arrestohej, e lirohej për atë akt, emri i tij do të skalitej fort në përballjet me policinë. Në 2006 Filip Gjeloshi i rezistoi me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj.

Asokohe arrestimi i tij ishte një nga sukseset më të mëdha të policisë, por shpejt Gjeloshi do të linte sërish qelinë. Në 2011 i shpëtoi një atentati në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =