Erdogan ka një kusht për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandë në NATO

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se Suedia duhet të kthejë ‘terroristët’ që të miratohet aplikimi i saj në NATO.

“Delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të vijnë në Turqi për ta bindur atë që të mbështesë ofertat e tyre për t’u bashkuar me aleancën”- tha Erdogan në një fjalim para ligjvënësve nga partia e tij në pushtet AK.

Ai shtoi se Turqia ka një ndjeshmëri për mbrojtjen e kufijve të tyre nga sulmet e organizatave terroriste dhe theksoi se zgjerimi i NATO-s është kuptimplotë për ta vetëm në raport me respektin që do të tregohet ndaj ndjeshmërisë së tyre.

Turqia ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën se strehojnë njerëz që ajo thotë se janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, duke përfshirë grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gylenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

“Pra, nuk na ktheni terroristët, por na kërkoni anëtarësimin në NATO? NATO është një ent për sigurinë, një organizatë për sigurinë. Prandaj, nuk mund t’i themi ‘po’ kësaj organizate të sigurisë që t’i hiqet siguria.”-shtoi Erdogan.

Të hënën, transmetuesi shtetëror i Turqisë TRT Haber tha se Suedia dhe Finlanda nuk kishin dhënë miratimin për riatdhesimin e 33 personave që kërkoi Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 + seventeen =