Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka folur rreth marrëveshjes së Ministrisë me AADF për planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
E ftuar në “Log” në Abc News, ajo u shpreh se bordi i ngritur do të punojë vullnetarisht dhe asnjë nuk do të marrë pagesë ekstra, përfshirë edhe vetë Margariti.
“Bordi do të punoj me pjesëmarrje vullnetare, asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra. Në ëndrrat e disa personave jam veshur si qyp me florinj. Ministri i Kulturës dhe asnjë anëtar tjetër nuk merr asnjë pagesë”, tha Margariti.