Forcat ruse po shkatërrojnë njësitë ukrainase në uzinë

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se ushtarët rusë po përqendrohen në zhdukjen e njësive ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

“Okupatorët rusë po fokusojnë përpjekjet e tyre në bllokimin dhe përpjekjen për të shkatërruar njësitë tona në zonën e Azovstal. Armiku rifilloi ofensivën me mbështetjen e avionëve për të marrë kontrollin e uzinës”, tha ushtria.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se sulmet intensive vazhduan në fabrikën e çelikut gjatë natës.

“Deri më tani, nëse ka ferr në botë, ai është në Azovstal”, u shpreh Petro Andriushchenko.

Luftëtarët brenda uzinës thanë të mërkurën se forcat ruse kishin thyer perimetrin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 4 =