Më shumë se 5.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, sipas të dhënave më të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Përveç kësaj, të paktën 7.7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Javën e kaluar, UNHCR tha se 8.3 milionë refugjatë të parashikuar pritet të ikin nga Ukraina. Kujtojmë se lufta ka hyrë në muajin e tretë të saj dhe ka sjellë vdekjen e mijëra civilëve të pafajshëm.
Tashmë agresioni rus është përqëndruar në lindje të Ukrainës, duke shkatërruar qytete si Mariupol apo Lviv.