Në fillimvitet ’90, shkrimtari Dritëro Agolli kërkonte reformimin e Partisë së Punës. Nuk mund të vazhdohej me kultin e Enverit. Enveristët e linçuan publikisht Dritëroin dhe gjithë ata socialistë që deshën ta shndërronin partinë e tyre në një subjekt politik garues në pluralizëm.
Këta që bërtisnin atëherë Enver Hoxha janë të njëjtët që bërtasin sot Sali Berisha.
E deshën Enverin sepse ndërtoi atdheun dhe i mbrojti nga shthurja që mund të sillte Perëndimi, teksa sot e duan Saliun sepse po e mbron atdheun nga imperializmi i Sorosit.
Njeri pa ngjyrë Enveri, njeri pa ngjyrë Saliu.
Njerëz pa ideale ata që e ndiqnin diktatorin, njerëz pa ideale ata që ndjekin Saliun.
Pasi mori pushtetin në vitin 1992, shkoi dhe e nxorri jashtë sistemi Partinë Socialiste, opozitën, në vitin 1996, duke vjedhur zgjedhjet. E kërcënuar me ekzistencën e saj dhe për t’u hakmarrë për çfarë i kishin bërë, socialistët i mblodhën kudo që ishin, enveristë e joenveristë, dhe dogjën Shqipërinë. Për një trill të Berishës që të bëhej mbret e faraon, u dogj atdheu. Faji iu hodh grekëve, myslimanëve, amerikanëve… veç enveristëve të të dyja krahëve jo.
Sot, pas kaq vjetësh, opozita s’ka asnjë planprogram për të ardhur në pushtet. S’ka ndonjë kapacitet intelektual për të bërë dallimin me socialistët. Gjysma e grupit ka në politikë prej dekadash dhe s’ka prodhuar asnjë ide politike. Thuajse çdo shqiptar e di sa të korruptuar janë. Gjysma e atyre me dy gishta në vitet ’90 po plaket duke parë dhe ndjerë nën lëkurë kontributet kolosale të Berishës e berishëve për pluralizmin dhe luftën ndaj korrupsionit.
Edhe pse kjo opozitë s’vjen kurrë në pushtet se s’ja jep kush votën, ms gjithë këto probleme të rënda mbi supe dhe me bazë organizative të shthurur, sërish, opozita është në sistem.
Por për Saliun atë e ka blerë Rama. Do që ta përdorë si mburojë kundër amerikanëve. Kur e ka ai, s’e ka Rama. Kur e ka AliBeu, e ka prap Rama. Mirë e quan Ngjela fshatar në sjellje e mendësi.
I ka zët bejlerët Saliu, sepse edhe enveristët kur hynin në Parti shkruanin: jam fshatar i varfër pa tokë.
Saliu dhe fshatarësia e tij proletare enveriste e di shumë mirë që nuk vjen kurrë në pushtet, por enveristët e Saliut janë të bindur se me të do të ecin vetëm përpara drejt Beogradit e Moskës.
Enveristë, stalinistë të Saliut, kudo që jeni, mblidhuni dhe krijoni një parti tuajën!
Mos e merrni peng opozitën!
Mos u bini në qafë demokratëve, as socialistëve.