Kuvendi i ka drejtuar letër KQZ-s për plotësimin e vendit vakant pas dorëzimit të mandatit nga Alqi Bllako.
Pritet që vendin e tij në Kuvend ta zërë Pandeli Majko. Bllako tashmë ka rënë në prangat e policisë dhe do të përballet me drejtësinë, pasi akuzohet si përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Pritet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të bëjë zëvendësimin e Bllakos në Kuvend.