Alqi Bllako është vetëdorëzuar sot në polici, një ditë pas dorheqjes nga mandati i deputetit
Deputeti socialist, Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Sipas SPAK, hetimet ndaj Bllakos janë regjistruar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal”.