Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Putin nënshkruan dekretin: Nga nesër, gazi duhet të paguhet vetëm në rubla ose ndërpriten kontratat

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ka nënshkruar një dekret që thotë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriteshin nëse këto pagesa nuk do të kryheshin.

“Për të blerë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar duke filluar nga nesër,” tha Putin.

“Nëse nuk bëhen pagesa të tilla, ne do ta konsiderojmë këtë si një mospagim nga ana e blerësve, me të gjitha pasojat që pasojnë. Askush nuk na shet asgjë falas dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi – domethënë kontratat ekzistuese do të ndalojnë.”

Putin nënshkruan dekretin: Nga nesër, gazi duhet të paguhet

Sipas “Reuters”, Putin tha se sanksionet perëndimore ishin përgatitur më parë dhe lufta ekonomike kundër Rusisë filloi vite më parë. Ai shtoi se Perëndimi do të përpiqet shumë të gjejë arsye për sanksione të reja. Putin thotë se qëllimi ka qenë minimi i zhvillimit të Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + seven =