Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe ish-lideri Sali Berisha kanë dhënë prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit demokrat. Kujtojmë që kjo e fundit zgjati rreth një orë dhe u shoqërua mes debate mes Alibeajt dhe Berishës.
Alibeaj ka kërkuar sërish që Berisha të dorëhiqet sikurse bëri Basha. Sipas tij, ky nuk është kusht, por nevojë. Gjithashtu e ka akuzuar ish-liderin se mori pjesë në mbledhje në mënyrë të dhunshme. Alibeaj ka renditur edhe disa kërkesa.
“Bashkimi bëhet duke qetësuar shpirtrat e tyre se në 6-7 muaj është zhvilluar një luftë, lincim që ka lënë gjurmë, është detyrimi ynë të japim sinjale, nuk mund të jepen sinjalet duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhje grupi si ben zoti Berisha ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar.
Ne kerkojmë ndërperjen e menjehershme të gjuhes lincuese, ndërprerjen e proceseve paralele për të thelluar ndasinë, s’janë të shëndetshme e nuk japin sinjale bashkimi dhe kërkesa jonë e përseritur të ndërpritet kjo gjuhë e këto procese te njëanshme që demokratet në bazë të bashkohen.
Ky është hapi i parë i bashkimit i pamjaftueshëm, se ne duam bashkimin drejt fitores. Si Basha që për gjithë arsyet e veta ndërmori përgjegjesine me dorëheqjden e njëjta gjë si simetri logjike jo si kusht por si nevojë e njerëzve poshtë që ështe ai të dorëhiqet”, tha Alibeaj.
Ndërkohë ish-lideri nuk i ka pranuar pretendimet e Alibeajt. Sipas Berishës është një gabim i madh që të krahësosh fituesin dhe humbësin. Ai tha se mbledhjet e grupit dhe diskutimet do të vijojnë.
“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjithë ligjet e vendit dhe të Partisë Demokratike. Të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik. Mbledhje grupi do ketë, do vijojë të diskutojë. Do bëjë debate për gjithçka. Është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën dhe më demokratike PD-në”, tha Berisha.
I pyetur për deklaratën e Alibeajt se Berisha nuk mund të jetë në parti, sepse është shpallur “non grata”, ai tha se vendimi është nul.
“Kushdo që mendon, bën zgjedhjen e tij. Demokratët kanë folur më 11 dhjetor dhe 6 mars. Kombinacionet Basha-Rama marrin fund. Ajo kohë merr fund. Ai vendim ka qenë nul”, tha Berisha.