Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, 10 mln € bashkive për menaxhimin e mbetjeve

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për indeksimin me 3.3% të pensioneve për të gjitha kategoritë. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Për tre muaj, të gjithë pensionistët të cilët e kanë pensionin sa gjysma e pagës minimale ose më pak, do të marrin 3.000 lekë. Masa u njoftua fillimisht nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Paketës së Rezistencës Sociale, në funksion të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve.

“Një nga masat që kaluam është indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme. Pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet, por edhe indeksimi i shtesës. Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet”, tha Ibrahimaj.

10 milionë euro do t’i jepen të gjitha bashkive për të menaxhuar mbetjet, përveç masave që janë marrë deri tani. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se fondi do të shkojë në funksion të pastrimit prag sezonit turistik.

“Të gjitha bashkitë për 2022 kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të integruar të mbetjeve në total për të gjithë republikën. Ky sezon do të jetë shumë më i pastër dhe shumë më i shëndetshëm”, u shpreh Kumbaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nineteen =