Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Njoftoi dorëheqjen, Bllako nuk ka dorëzuar zyrtarisht mandatin, denoncimi i PD

SPAK dorëzoi dje pranë Kuvendit kërkesën për autorizim për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako,pasi ky i fundi u përfshi në aferën e inceneratorit të Fierit.

Bllako akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Bllako ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Pas kërkesës që SPAK dorëzoi në Kuvend, Bllako reagoi me një postim në Facebook ,ku njoftoi dorëzimin e mandatit dhe vijimin e përballjes më drejtësinë.

“Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj”, njoftoi Bllako.

Në dokumentin e SPAK thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar fshehjen e dokumenteve të SPAK nga anëtarët e Këshillit për Mandatet. Në Facebook, Salianji shkruan se Kuvendi po i fsheh dokumentacionin anëtarëve të Këshillit, kur i ndajnë vetëm 3 orë nga mbledhja.

“Dje, rreth orës 18:35, në postën elektronike të anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka mbërritur një email nga sekretaria e Kuvendit, ku njoftohen për mbledhjen e ditës së nesërme në orën 18:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK. Në email thuhet se dokumentacioni shoqërues i kërkesës është gati dhe mund të tërhiqet pranë sekretarisë ditën e nesërme.

Por, e vërteta është se as ditën e nesërme në mëngjes dhe deri më tani, kur na ndajnë më pak se katër orë nga fillimi i mbledhjes së Këshillit, materialet nuk na janë vënë në dispozicion. Kjo në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit, e cila në nenin 118, pika 1 parashikon se kryetarja e Kuvendit ia dërgon kërkesën dhe dokumentacionin përkatës menjëherë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Askush nuk e di se cila është arsyeja apo arsyet që Kuvendi i Shqipërisë iu mban të fshehur anëtarëve të Këshillit, dokumentacionin e dërguar me SPAK”, shkruan Salianji.

GJKKO lëshoi dje 14 urdhër-arreste për dy inceneratorët, 9 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit dhe 5 urdhër-arreste për inceneratorin e Elbasanit. Mes tyre janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, punonjës bashkie si edhe administratorët e inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + three =