Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Moska nuk mban premtimin/ Britania: Forcat ruse po kthehen në Rusi dhe Bjellorusi

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se njësitë ruse po detyrohen të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u riorganizuar e rifurnizuar dhe paralajmëroi se reduktimi i forcave në terren mund të nënkuptojë më shumë sulme raketore.

Premtimi rus është pritur me skepticizëm nga shumë njerëz, pasi forcat ruse vazhdojnë të bastisin shtëpitë e banorëve vendas, të arrestojnë aktivistë pro-ukrainas dhe zyrtarë qeveritarë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet, në të cilat Rusia tha se do të reduktonte operacionet pranë Kievit dhe Chernihiv treguan disa shenja pozitive, por ato nuk i ndaluan sulmet raketore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 16 =