Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Fqinjët tregojnë tmerrin: Dëgjuam zhurma të forta në apartament të Fierit

Një ditë pas arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumanit, apartamenti ku ai fshihej është rrethuar  nga forca të shumta policie.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket dera e apartamentit në katin e katërt, ku janë vendosur shiritat e zonës së krimit.

Operacioni i Forcave RENEA gjatë natës për kapejn e Dumanit ka terrorizuar banorët e pallatit, të cilët kanë treguar se dëgjuan zhurma të forta.

“Tmerr, tmerr, tmerr. Banoj në katë të tretë, ata ndodheshin në kat të katërt. Dëgjuam vetëm zhurmë që i binin me mjetet të forta derës”, shprehet fqinja e një kati më poshtë.

Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pas  një operacioni nga forcat RENEA, vetëm dy orë pas atentatit ndaj Talo Çelës.

Ai u kap në apartamentin në Fier dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pas plagëve të marra në përplasjen me armë të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku dyshohet se tentoi të vriste “mikun e vjetër”, Çelën. Ky i fundit është ende në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =