Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Eksperti i kriminalistikës tregon si veprojnë grupet kriminale

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka treguar se si veprojnë grupet kriminale sot në të gjithë vendin.

Për Euronews Albania, Softa tregoi se grupet kriminale e kanë një bazë ekonomike dhe se e gjithë hakmarrja dhe konfliktet vijnë për shkak të interesave që kanë me njëra-tjetrën.

“Konfliktet janë brenda, janë të mbartura. Grupet janë të ngarkuara, hakmarrja vazhdon, interesat vazhdojnë. Kjo ishte një shfaqje e radhës. Kjo tregon se krimi qarkullon i armatosur.  Ata nuk gjendeshin nga Policia, por ata e gjejnë njeri-tjetrin”, tha Softa.

Softa tregoi se kriminelët qarkullojnë në të gjithë vendin me mjete me targa të vjedhura dhe armë me vete. Ai shtoi se nëse policia nuk ka kurajë që t’i raportojë, atëherë alternativa më e mirë është vendosja e kamerave inteligjente në rrugë.

“Si mund të lëvizësh me një mjet me targa të vjedhura? Ky mjet ka përshkruar një territor. Nëse nuk kanë kurajë punonjësit e policisë të raportojnë se ka frikë, atëherë në rrugë duhet të vendosën kamera inteligjente, që lexojnë targat dhe tregojnë nëse janë të vjedhura”, u shpreh Softa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =