Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka kërkuar në seancën e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, konfirmimin në detyrë.
Imeraj ka kërkuar mbrojtje nga një avokat nga Strasburgu teksa ka parashtruar të gjitha provat. Gjatë seancës, Imeraj është shprehur se ka konstatuar konflikt interesi të një prej anëtareve të trupës gjykuese.
“Sikurse rezulton për një periudhë më tepër sesa 1-vjeçare, hetimi i çështjes time të rivlerësimit, është drejtuar dhe relatuar nga Komisionerja Genta Bungo, e cila mbi kërkesën time fillimisht për ri-shikimin e pozitës së saj, e më pas mbi kërkesën për përjashtim, është përjashtuar nga një trupë tjetër pjesë e Kpk-së.
Pa dashur të detajoj elementë të hetimit të drejtuar prej saj. më rezulton se, mbi të njëjtat akte që kjo komisionere ka relatuar dhe mbyllur hetimin me një kriter, pas largimit të saj është relatuar dhe zhvilluar hetimi për të tre kriteret e rivlerësimit.
Ekzistenca qoftë edhe në dukje e pasjes së konfliktit të interesit të një anëtari trupe, për më tepër kur ky i fundit është relator, (dhe për specifikat që ka ky proces është personi hetues dhe vlerësues i rrethanave), bën që çdo vendimmarrje sikurse ishin rezultatet e hetimit në këtë rast, të jenë të afektuara nga ky ndikim i parregullt. Çdo lloj juridiksioni (civil, penal, administrativ), aktin e prodhuar në kushtet e konfliktit te interesit, e konsideron si absolutisht te pavlefshëm. I vetmi që bën përjashtim është Komisoneri Publik i cili nuk sillet si mbrojtës i interesit Publik, por luan rolin akuzator.
Një rrethanë që vëzhguesi ndërkombëtar, e ngre mbi etikën time, lidhet me shkakun se, një ndër arsyet e divorcit që unë kam paraqitur se, ish b/shorti nuk më kishte treguar për pasjen e një konflikti verbal dhe fizik me ish-relatoren, përbën cënim etike, pasi unë duhet të isha më përpara në dijeni të kësaj rrethane. Për këtë VN ka paraqitur Gjetje gjatë shqyrtimit në KPK, dhe e ka rekomanduar këtë edhe për ankim në KPA”, thuhet në sqarimi e prokurores.
Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së që Imeraj të kalonte vetting-un. Në argumentet dhëna, komisioneri nënvizon se Imeraj nuk ka kryer hetime të plota në procedura penale në të paktën tre raste.
Komisioneri thekson se sipas ONM divorci i Imerajt me bashkëshortin është fiktiv. Provat e dhë nga komisioneri, sipas Imerajt, nuk janë në fashikullin gjyqëso.