Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Taksat iu marrin shqiptarëve 40.9% të pagës mesatare bruto

Në Shqipëri kostot e punësimit për paga mesatare shkojnë deri 40.9% e total paga e deklaruar. Për 30 mijë lekët e para nuk paguhet tatimi prej 13% por paguhen 27.9% Sigurime të Detyrueshme.

Një studim të dhënash tregon raportin e kostove të punësimit në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit.

Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit duke marrë për bazë të dhënat muajit Janar 2022, në Serbi, për Pensionet dhe Paaftësinë deduktohet 25% e pagës bruto, 14% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11% nga punëmarrësi, ndërkohë që shërbimi shëndetësor prej 10.3% ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre.

Taksat iu marrin shqiptarëve 40.9% të pagës mesatare bruto,

Në Kosovë, pagesa e pensioneve ndahet në mënyrë të barabartë, 5% secili, mes punëdhënësit e punëmarrësit. Sigurimi Shëndetësor paguhet në masën 7% nga punëdhënësi i kompanive me xhiro vjetore mbi 50 mijë Euro dhe vetëm 2 Euro për punëdhënësit me xhiro vjetore nën këtë nivel. Përjashtohen nga pagesa e kontributit shëndetësor kategoritë në nevojë, invalidët dhe veteranët e luftës.

Në Maqedoninë e Veriut punëdhënësve u kërkohet të deduktojnë nga paga bruto 18.8% të pagës për pagesë Pensioni dhe Paaftësie, 7.5 % për Sigurimet Shëndetësore, 1.2% për sigurimin në punë dhe 0.5% për pensionin e detyrueshëm suplementar.

Në Shqipëri, kontributet përbëhen nga Sigurimet Shoqërore, të cilat paguhen në masën 15% nga punëdhënësi dhe 9.5% nga punëmarrësi, ndërsa Sigurimet Shëndetësore ndahen në mënyrë të barabartë, në masën 1.7%, mes të dyve total 3.4%. Tatimi mbi pagën është zero deri në 30 mijë lekët e para. Më pas aplikohet  me 13% për pagat mesatare.

Taksat iu marrin shqiptarëve 40.9% të pagës mesatare bruto,

Në Mal të Zi barrën më të lartë në kontribute e mban punëmarrësi, i cili paguan 15% të pagës për Pensionet dhe Paaftësinë, përkundër 5.5 % që duhet të paguajë punëdhënësi.

Paga mbi të ardhurat personale në Serbi tatohet me 10%. Në Maqedoni, pagat deri në 17 530 Euro tatohen në masën 10%, dhe mbi këtë nivel, në masën 18%. Në Kosovë, tatimi nis nga të ardhurat  960 – 3000 euro në vit, të cilat tatohen me 4%; 6% për paga 3 000 deri 54 000 Euro në vit dhe 10% pagat që e kalojnë këtë nivel.

Taksat iu marrin shqiptarëve 40.9% të pagës mesatare bruto,

Në Shqipëri, për pagën 30 mijë lekë kjo taksë nuk aplikohet, por zbatohet 13% për pagat 30.000 deri 150 000 lekë dhe 23% plus 15 600 lekë për pagat që e kalojnë këtë nivel.

Në Malin e Zi taksohen 9% pagat mes 701Euro – 1000 Euro, si dhe të ardhurat nga sipërmarrja 8401 Euro – 12.000 Euro. Taksohen 15% pagat mbi 1000 Euro dhe të ardhurat nga sipërmarrja mbi 12 000 Euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + fifteen =