Kreu i Shoqatës së Hirdokarbureve ka treguar skemën e funksionimit të çmimeve për sektorin e karburanteve.
I ftuar në “Open”, Luigj Aliaj tregoi se çmimi i naftës në Shqipërisë nuk u reflektua në treg menjëherë pas rritjes së bursës. Ai theksoi se çmimi për karburantet u rrit dy javë, pasi kishte pësuar një ngritje në bursë.
“Lufta ka filluar me 24, në 25-26 nafta mbërriti 400 dollarë plus, për dy ditë ishte plus 400. Çmimi i parë që preku tregun ishte data 9. Mbaruam të gjithë sasinë që ishte në treg, pastaj u rrit. Nafta nuk mbyllet çmimi deri në momentin që e ul në treg. Nafta sot është 900 dollarë, pas dy ditësh është 700, pastaj mund të jetë prapë 900. Zonat e lira doganore, produktin e marrin me çmim të pambyllur. Çdo litër fizik i përgjigjet një aksion në bursën e Londrës. Çmimi nuk vendoset ditën që vendoset në depo, por ku futet në autobot për të shkuar në pika. Karburanti çdo ditë del nga depot portale me çmimin e ditës paraardhëse. Tregu i pakicës, nuk mund ta reflektojë çdo ditë, ndryshe nga shumica”, tha Aliaj.
Nafta deri nesër do të tregtohet në treg me 245 lekë/ litër, me vendim të Bordit të Transparencës. Ndërsa, nesër bordi mblidhet për të përcaktuar çmimet e reja, nëse do të ketë lëvizje vetëm për naftën apo edhe për hidrokarburet e tjera.