Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Përfundojn bisedimet/ Ukraina kërkon status neutral në këmbim të garancive të sigurisë

Përfundoi në Stamboll takimi mes negociatorëve rusë dhe ukrainas, që synonte arritjen e një armëpushimi.

Bisedimet zgjatën rreth 4 orë. Është e paqartë nëse ato do të vazhdojnë nesër, për një ditë të dytë.

Pas bisedimeve, sipas zv/Ministrit rus të mbrojtjes Alexander Fomin, Rusia vendosi të ulë ndjeshëm aktivitetin ushtarak përreth Kievit dhe Chernivit. Zyrtari rus tha se vendimi merret për të krijuar besim reciprok dhe kushtet e nevojshme për bisedime të mëtejshme, raporton The Guardian.

Ekipi ukrainas propozoi miratimin e statusit neutral në këmbim të garancive të sigurisë, që do të thotë se nuk do të bashkohej me aleancat ushtarake ose do të priste baza ushtarake.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare mbi statusin e Krimesë së aneksuar dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë.

Negociatori Oleksander Chaly tha në komentet e transmetuara në televizionin kombëtar ukrainas:

Nëse arrijmë t’i konsolidojmë këto dispozita kyçe, dhe për ne kjo është më e rëndësishmja, atëherë Ukraina do të jetë në gjendje të rregullojë realisht statusin e saj aktual si një shtet jo-blloku dhe jo bërthamor në formën e neutralitetit të përhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =