Deputeti demokrat Edi Paloka ka treguar një episod nga biseda e tij me Lulzim Bashës, në kohën kur kishte filluar përçarja na radhët e PD-së.
Për “Quo Vadis”, Paloka tregoi se i kishte kërkuar Bashës të hidhej në votëbesim nga anëtarësia, gjë që Basha nuk e kishte pranuar. Paloka tha se Basha kishte pohuar se na rast se hidhej në votëbesim, Berisha mund ta shkelte.
“Unë nuk besoj që Basha do të dojë të hyjë në garë. Unë ia kam kërkuar që në ditët e para kur filloi përçarja në PD: hidhu në votëbesim nga anëtarësia. Por nuk e pranoi as këtë. Po them atë që më tha copë. Më tha: Berisha mua më shkel në votëbesim; sidomos në këtë moment që ka marrë vrull. Edhe në atë moment, Basha e deklaroi që me votë nuk fitonte me Berishën”, tha Paloka.