Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Zelensky bisedon me Rusinë: Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

Ukraina është e gatshme të pranojë një status neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë.

“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral, jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha Zelensky.

Ai shtoi se, “kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, siç më kujtohet. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan luftën për këtë.”

Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum, tha ai. Por Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.

“Pra, kjo klauzolë është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta [garancitë e sigurisë], është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër. Pra, ne jemi të interesuar që ajo dokument të kthehet në një traktat serioz për t’u nënshkruar”, tha Zelensky.

Gjithashtu u shpreh se “çështjet e Donbasit dhe Krimesë duhet të diskutohen dhe zgjidhen” në bisedimet e paqes.

Më herët, Zelensky u tha gazetarëve rusë se do të refuzonte të ulej me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të diskutojë fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizim” gjatë bisedimeve me Rusinë.

Paqja dhe rivendosja e jetës normale janë qëllimet “e dukshme” të Ukrainës pasi vendi hyn në një raund të ri bisedimesh me Rusinë, tha presidenti ukrainas.

Gjatë një telefonate të dielën me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti turk Tajip Erdogan theksoi nevojën për armëpushim në Ukrainë “dhe paqe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas presidencës turke.

Burimi: CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =