Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Presidenca turke: Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen të martën në Stamboll

Presidenca turke ka bërë me dije se raundi i radhës i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet të martën në Stamboll. Më herët u mësua se negociatat do të mbaheshin në Turqi, por qyteti nuk ishte bërë me dije.

Një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimit të presidencës turke thuhet se gjatë një telefonate që zhvilloi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me homologun rus Vladimir Putin “ranë dakord që takimi i ardhshëm i delegacioneve ruse dhe ukrainase të mbahet në Stamboll”.

Zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin i tha CNN se bisedimet do të zhvillohen të martën. Megjithatë, negociatori ukrainas David Arakhamia tha më parë se takimi do të zhvillohej të hënën. Negociatat e mëparshme kanë dhënë pak rezultat.

Erdogan dhe Putin diskutuan “situatën e fundit në luftën Rusi-Ukrainë” dhe përpjekjet e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Gjatë takimit, presidenti Erdogan nënvizoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më të shpejtë të armëpushimit dhe paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe përmirësimin e situatës humanitare në rajon dhe deklaroi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në çdo mënyrë të mundshme gjatë këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =