Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Ora verore, akrepat kanë shkuar 60 minuta para

Me ndryshimin e orës, nga mëngjesi i sotëm do të flemë më pak. Sot, do të duhet të lëvizim akrepat e orëve tona një orë përpara.

Konkretisht, kur ora të tregojë 03:00 ne do të duhet t’i çojmë akrepat e orës për të treguar 04:00. Ndërkohë telefonat e zgjuar, e ndryshojnë këtë vetë automatikisht).

Sot, ata që janë në punë, do duhet të zgjohen një orë më herët.  Pak vite më parë u përfol për një ndalim të ndryshmit të orës. Por siç duket, nuk do të jetë ndryshimi i fundit për këtë vit, pasi masa e shfuqizimit të tij, e miratuar në Bashkimin Evropian, nuk është zbatuar, për shkak dhe të ndodhive të fundit, të pandemisë dhe tani edhe lufta, gjë që ka bërë që kjo temë të shtyhet vazhdimisht. Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021.

Argumenti kryesor për heqjen e ndryshimit të orës është se qytetarët nuk duhet të rregullojnë më orën. Ndryshimi ishte një burim konfuzioni, pasi nuk është e vetëkuptueshme se kur dhe në çfarë drejtimi duhet të ndryshojë koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =