Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Drama e balerinit Kledi Kadiu: Djali im Gabriel është sëmurë

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, kë bërë një rrëfim prekës, në Instagram duke treguar kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti u bënë prindër për herë të dytë në gusht të vitit të kaluar.

I vogli që quhet Gabriel, po përballet me probleme të rënda me shëndetin që kur ka lindur. Në ditën e 13 të l

Kledi shkruan se diagnoza është një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”, shkruan balerini. Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten”. Gabriel, shpjegon balerini u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave. Çifti nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.

“Tashmë kemi nisur një rrugë për rehabilitimin e të voglit tonë dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”

Gabriel pati temperaturë të lartë dhe komplikacione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =