Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Basha shfaqet pas dorëheqjes nga kreu i PD, nis takimet me demokratët

Lulzim Basha i kishte munguar deri tani arenës politike, që prej 21 Marsit, kur komunikoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD.

Basha është shfaqur pas largimit, në takim me disa demokratë. Bëhet fjalë për një takim të zhvilluar me demokratët e Ndroqit. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e konfirmoi këtë disa ditë më parë.

Ai u shpreh se kishte komunikuar në telefon me Bashën dhe ky i fundit i kishte pohuar se kishte nisur takimet me demokratët dhe ndodhej në fshat.

Lulzim Basha u dorëhoq nga posti i kryetarit duke shprehur se do të bënte një hap pas, në mënyrë që demokratët të gjejnë rrugën e përbashkët drejt së ardhmes. Ndërsa dje me vendim gjykate, PD i takon Komisionit të Rithemelimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në selinë blu me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 12 =