Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Margariti: Memorandumi Shqipëri-SHBA, i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë

Memorandumi në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë kulturore i nënshkruar në gusht në SHBA është një hap i rëndësishëm, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. Të mërkurën ministrja Margariti bëri me dije se në mbledhjen e qeverisë u miratua ratifikimi i memorandumit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “Vendosjen e kufizimeve të importit për kategoritë e materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”. “Një memorandum i nënshkruar në muajin gusht në Uashington, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Kulturën dhe Edukimin, Mathew Lussenhop, si rezultat i një pune të gjatë mes palësh, që hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të trashëgimisë sonë kulturore, por edhe që na rreshton ne në anën e duhur të një lufte, e cila nuk prek vetëm vendin tonë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti në një status të saj. Më herët në reagimin e saj ministrja Margariti tha se pjesëmarrja në konventën e UNESCO-s të vitit 1970, një sërë aktesh nënligjore dhe udhëzimesh, si dhe ky memorandum, e pozicionojnë Shqipërinë ndër vendet aktive në luftën e trafikimit të pasurive kulturore. Margariti u shpreh se tashmë Shqipëria ka një database me listën e pasurive kulturore të vjedhura, ndërsa do të krijohet edhe një database tjetër, ku do të përfshihen koleksionistët dhe tregtarët e veprave të artit. Për këtë ajo tha se do të bashkëpunohet si me gjendjen civile edhe me Policinë e Shtetit. Margariti deklaroi se tashmë Shqipëria nuk është më në listat e zeza të trafikimit të pasurisë. Në zbatim të memorandumit, ministrja Margariti bëri të ditur se do të ngrihet një grup ekspertësh nga Ministria e Kulturës dhe Policia e Shtetit që do të bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Shtetit në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të pasurisë kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =