Related Articles
Konfirmohet në detyrë ish drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ky vendim është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimi.
Ish kandidati i Byrosë Kombëtare të Hetimit me një karrierë të gjatë në policinë e Shtetit, Ardian Çipa iu nënshtrua filtrimit në kuadër të vettingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk evidentoi asnjë problem në tre kriteret e vlerësimit, duke rezultuar i pastërt në kriterin e aftësive profesional në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.
Ardian Çipa, ish drejtor në disa poste të rëndësishme në policinë e shtetit është përballur të enjten e kaluar me procesin e vettingut në polici.
Aktualisht Çipa mban postin e përgjegjësit në departamentin e drejtorisë së formimit të vazhdueshëm në akademinë e sigurisë, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të policisë së Tiranës, zv drejtorit të policisë së shtetit, mbrojtjes së dëshmitarëve dhe në disa komisariate të kryeqytetit./Sot News