Aktualitet/Lajme

Iran, thatësira kërcënon liqenin e kripur Urmia

Liqeni Urmia, që gjendet në veriperëndim të Iranit, rrezikon të thahet për shkak të thatësirës që ka prekur gjithë këtë vend. Ky liqen dikur ishte një nga liqenet më të mëdha të kripur në botë, por për shkak të digave dhe thatësirës, ??ai është zvogëluar për dekada. Gjatë viteve të fundit, ekspertët kanë marrë një numër masash për rikuperimin e …

Read More »

Kim e thotë qartë: Pas urdhërit të Biden për personat e korruptuar, presim rezultate, cënojnë sigurinë kombëtare

Ambasadorja Yuri Kim e ka bërë të qartë se SHBA pret rezultate sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë, teksa ka mbajtur fjalën e saj të rastit në konferencën për forcimin e drejtësisë penale. Kim tha se Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, ndërsa tha se …

Read More »

Jo vetëm BE, edhe OSBE apel Ramës: Jo zgjedhjes së njëanshme të Kryetarit të AMA

Shtohet trysnia ndërkombëtare ndaj Kryeministrit Edi Rama për t´u tërhequr nga vendimi për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s gjatë seancës së sotme, e cila është e fundit për këtë legjislaturë. Pas reagimit të Delegacionit të BE, ku u kërkua që kryetari i AMA të zgjidhet kur të mblidhet Parlamenti i ri, edhe OSBE i ka kërkuar mazhorancës socialiste …

Read More »

Anëtar i një grupi kriminal në Gjermani, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Kukës

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 34-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë është prangosur A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. Ky i fundit ka rezultuar person në kërkim, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, …

Read More »

U hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, kush është 24-vjeçarja që humbi jetën

Anisa Gjini është 24-vjeçarja, e cila pas një konflikti me bashkëshortin është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërkohë, bashkëshorti i saj është identifikuar si Alfred Gjini. Ai është prangosur nga blutë e Durrësit dhe pritet që të japë dëshminë e tij. Deri …

Read More »

“Nuk kemi pasur të drejtë firme”, flasin zyrtarët e arrestuar në Lushnje

Të arrestuarit për abuzimin me tenderin në kanalin vaditës në Lushnje, zyrtarë të drejtorisë së pasurive publike, në deklarimet e tyre paraprake, kanë mohuar se kanë lidhje me këtë skemë abuzimi. Shumica prej zyrtarëve të bashkisë së Lushnjes kanë pretenduar se nuk kanë pasur të drejtë firme, duke rrëzuar kështu pretendimet dhe akuzat e SPAK. Gjithashtu edhe kreu i bashkisë …

Read More »

Ndërron jetë babai i Kadri Veselit 2 muaj pas vizitës së ish-kryeparlamentarit në Mitrovicë

Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës si dhe njw prej udhëheqësve të UÇK-së, Kadri Veselit, Fazli ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi, me anë të një postimi në Facebook. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, …

Read More »

I vendosi zjarrin shkurreve, por dogji 500 rrënjë ullinj, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin Gentian Saranjezi, për shkatërrim të pronës me zjarr, pasi duke tentuar të djegë disa barishte të thata i ka vendosur flakën 500 rrënjëve ullinj. Në prangat e bluve të Fierit ka përfunduar dhe shtetasi Bujar Shkrela, i cili ka tentuar të kultivojë disa rrënjë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij. Njoftimi i plotë …

Read More »

Arrestimet e funksionarëve të lartë shtetërorë, Çipa: Është ajo çfarë shqiptarët kanë pritur prej vitesh

I ftuar në emisionin “Pushteti” në ‘Fax News’, nga gazetarja Juela Meçani, analisti i njohur Aleksandër Çipa ka folur në lidhje me aktualitetin politik dhe jo vetëm në vendin tonë. Duke u përqendruar kryesisht tek arrestimet më të fundit të SPAK të disa funksionarëve të lartë shtetërorë, ku ai më i fundit ishte sot i arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, …

Read More »