Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha kërkon rinumërimin e votave në bashkinë e Lezhës duke pretenduar parregullsi të forta që mund të ndryshojnë rezultatin e procesit të 14 Majit. Për këtë arsye me një shkresë të firmosur nga Endrit Braimllari, përfaqësuesit ligjor, koalicioni i ka çuar shkresën KQZ-së. Tashmë pritet vendimi nëse do të pranohet rinumërimi i kutive në Lezhë.
