Masakra e Lushnjës, GJKKO konfirmon burg përjetë për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.

Me pak ndryshime Apeli ka rikonfimuar kështu dënimin maksimal për 2 të akuzuarit.

Ndërkohë Apeli GJKKO i ka dënuar edhe me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, duke ndryshuar kështu vendimin e shkallës së parë që pushoi çështjen.

Orges Bilbili u arrestua më 10 prill të vitit 2020 në Tiranë. Ai ishte i armatosur dhe ka dyshime se po përgatitjes për të kryer një vrasje.

Për kapjen e Bilbilit, policia kishte vendosur një shpërblim financiar prej 50 mijë euro, për këdo që jepte informacion të saktë për këtë shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 10 =