Monika Kryemadhi pranon se është pronare në offshore? Janë pagesa qesharake, do t’i drejtohem SPAK se kanë dalë të dhënat personale

Monika Kryemadhi ka bërë dje një autogol. Ajo ka pohuar se është pronare e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale dhe ndërsa kapi pranimin e fajit, ka tentuar menjëherë ta mohojë.

Dy ditë më parë, EuReporter publikoi një shkrim sipas të cilit ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë. Për këtë u publikuan edhe disa fatura.

Lidhur me këtë çështje, Kryemadhi ishte e ftuar dje në emisionin “Opinion”, ku e cilësoi lajmin si të sajuar dhe të paguar.

Por në mënyrë inkoshiente, Kryemadhi pranoi se është pronare e një kompanie offshore, ndërsa deklaroi fillimisht se shifrat e publikuara ishin qesharake, pasi duket qartë që Kryemadhi është mësuar me shifra të majme.

Dhe më pas vjen dhe autogoli. Kryemadhi deklaroi se do t’i drejtohet SPAK-ut për përdorimin e e të dhënave personale

“Unë do ti drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale  të njerëzve pavarësisht, siç jam unë, siç ishte dhe çështja e operacione plastike që thonin që nxirrnin shuma dhe paguheshin në një servis makinash”, tha Kryemadhi.

Por pyetja ndaj Kryemadhit që Blendi Fevziu nuk ia bëri do të ishte: nëse ky është lajm i rremë, atëherë pse Kryemadhi duhet t’i drejtohet SPAK-ut që të hetojë përdorimin e të dhënave personale?!

Në këtë mënyrë, Kryemadhi e pranon se është pronare e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale dhe tashmë ka frikën se të dhëna të tjera do të dalin për aktivitetet e saj financiare të dyshimta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − thirteen =