Thyen barrierat politike/ Lefter Maliqi: Hallet nuk njohin parti !

Kandidati për kryebashkiak i Kuçovës, ish deputeti Lefter Maliqi po vijon me sukses turin e tij elektoral duke thyer barrierat politike të votuesve, por duke venë si prioritet zgjidhjen e halleve që ja kanë vështirësuar jetesën banorëve. Nën devizën “hallet nuk njohin parti”, kandidati Maliqi, i sprovuar në sukseset e arritura gjatë qendrimit në krye të drejtimit të komunës së Otllakut, ka zgjedhur bashkëbisedimin, si mjetin që do të sjellë evidentimin e plagëve dhe listimin e prioriteteve.
Sikurse bën të ditur zyra e shtypit e kandidatit pë kryebashkiak: “takime entuziaste janë zhvilluar me banorë të çdo ngjyre politike në fshatrat Gegë-Kozare-Kuçovë. U diskutua dhe u premtua si më poshtë vijon:
*Prioritetet për fshatin Gegë:*
• Reabilitimi i ujit të pijshëm.
• Kanalizimi i ujrave të zeza.
• Asfaltim i rrugës “Brigada e dytë.
• Asfaltim i rrugës së Gjolenave dhe Brahimllarëve.
• Reabilitim i rrugës Gegë-Drizë (e mbetur pa rehabilituar vetëm për një urë)
• Reabilitim i rrugës Gegë-Çezma e Qoles, rreth-rrotullimit Kozare dhe rrugët e lagjeve.
Kozarja dhe Kuçova do kthehet në kantier ndërtimi! “14 Maji” dita historike për fitoren e madhe dhe ndryshimin e menjëhershëm në Bashkinë Kuçovë”./ Marrë nga Arberia News.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =