Tërmeti tragjik, Rama: Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi

Kryeministri Edi Rama është shprehur i pikëlluar për tërmetin tragjik që goditi mëngjesin e ditës së sotme Turqinë, ku për pasojë humbën jetën mbi 500 persona, ndërsa u plagosën qindra të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ditën e sotme një mision shpëtimi solidariteti do të niset për në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”- shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 2 =