Sylvinho tregon skemën që do të aplikojë te Shqipëria

Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë dhe do të ketë në dorë fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Europianit. Braziliani ka punuar me trajnerë të mëdhenj të futbollit botëror dhe për këtë arsye pritet shumë prej tij në Kombëtare. Së fundmi Sylvinho ka treguar më tepër për skemën e tij të preferuar dhe mënyrën se si e sheh futbollin.

Kjo nuk do të thotë se me patjetër do të zbatohet te Shqipëria pasi Sylvinho e tha qartë se skemën e vendos në bazë të përbërjes së lojtarëve. Megjithatë, mjafton për të kuptuar një ide të parë mbi brazilianin dhe mënyrën se si do të sillet në fushë.

Sylvinho është shprehur se skema e tij e preferuar është 4-3-3. Në momentin që kundërshtari i luan me po të njëjtën skemë, atëherë ndryshon në 4-2-3-1.

Ndërkohë, kur dy qendërmbrojtsit kundërshtarë mundohen që të organizojnë lojën, presioni i preferuar i Sylvinhos është në skemën 4-4-2.

Gjithçka është e qartë, në momentin që mbrojtësi kundërshtar sulmon, atëherë sulmuesi i Kombëtares duhet të kthehet deri në mbrojtje për të vazhduar duelin me të, nëse këto ide do të zbatohen te Shqipëria.

Në ndryshim nga Reja që praktikonte të njëjtën skemë pa ndryshuar asgjë, Sylvinho kërkon që të ndryshojë shumë herë brenda lojës në varësi se si i sillet kundërshtari, edhe pa ndryshuar asgjë nga lojtarët, pra pa kryer zëvendësime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =