Si emri i Rita Orës u përfshi në dosjet e policisë për vrasjen e një të riu në Londër

Emri i Rita Orës është përfshirë në një ngjarje të çuditshme ditët e fundit. Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë vrarë një të ri.

Bëhet fjalë për babain e dy fëmijëve, Liam Smith, i cili u gjet i vdekur në një rrugë më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe iu nënshtrua një sulmi me acid.

“Daily Mail” shkruan se policia po vazhdon të kërkojë për informacion mbi krimin dhe publikoi foto të një makine të llojit ‘Mitsubishi Shogun Elegance’ të parë pranë shtëpisë së Smith para vdekjes.

Sigurisht Rita Ora nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + seventeen =