Reperi i njohur shkakton polemika: Meshkujt janë superiorë ndaj femrave

Akon ka deklaruar se meshkujt “janë mbretërit e universit” dhe femrat ekzistojnë vetëm për t’i mbështetur ata. Reperi amerikan shtoi gjithashtu se burrat mund të bëjnë fëmijë pa ndihmën e grave, pasi mjafton vetëm sperma dhe inkubatori për të krijuar jetë.

“Ne jemi perëndi, ne jemi ata që krijojmë jetë”, tha Akon.

Duke folur për gratë në Afrikë, 49-vjeçari theksoi se ato dinë të trajtojnë si duhet një burrë: “Gratë afrikane të trajtojnë si burrë, si mbret. Nuk konkurrojnë me ty ose të luftojnë për barazi sepse ato e kuptojnë që burrat dhe gratë nuk mund të jenë kurrë të barabartë. E kuptojnë rolin që kanë. Në Amerikë nuk e dinë çfarë roli kanë. Të gjithë kanë një rol në jetë dhe nëse gruaja nuk e kupton pozicionin që ka në jetë, ngatërrohemi pastaj”.

“Si mundet që një burrë dhe një grua të luajnë të njëjtin rol, ku është ekuilibri pastaj? Në Afrikë është fare e qartë: gruaja luan rolin e gruas. Zoti ka futur emocionet dhe dhembshurinë te gratë sepse si figurë e nënës, duhet t’i ketë këto gjëra. Prandaj gratë durojnë shumë dhembje. Si grua, roli i saj është që të mbështesë burrin. Burrat janë mbretër dhe gratë nuk mund të krahasohen kurrë me ne”, shtoi Akon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 2 =