Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park në Elbasan: Do të zhvillohen gara ndërkombëtare

Puna për ndërtimin e Auto Moto Park-ut të parë në Shqipëri në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) po vijon.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ndërsa shton se Auto-Moto Parku do të përdoret për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.

‘Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 15 =