Ish-kreu i SHIK: Policia u zhduk, si ndodhi grushti i shtetit më 14 shtator! Fatos Nano dorëzoi shtetin dhe u arratis

I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, foli për grushtin e shtetit 14 shtator 1998. Klosi tregoi kronologjinë e asaj dite ku theksoi se shteti ishte i papërgatitur.

Më 14 shtator, a kishin informacion se çfarë do të ndodhte?

Asnjë informacion. Problemi qe i policisë, që u zhduk. Ne u trembëm. Unë isha te SHIK-u, dhe po prisnim të vinin.

A ishit përgatitur për të rezistuar?

Po. Erdhi UCK-ja na soli raketa anti-tank. Na sollën raketat që në rast se do të futeshin me tank, do të gjuanim. Megjithatë ky skenar, nuk mendohej. Por kur pamë që qëlluan te dyqanet, u lehtësuam në një farë mënyre.

Policia u zhduk. Ajo kishte detyrë të na mbronte, por iku në shtëpi. Gjithçka ndodhi papritur. Ne e dinim që tre muaj përpara që Berisha, do të bënte një revoltë. Por se kur, nuk e dinim.

Është e vërtetë që Fatos Nano u arratis për në Maqedoni?

Po, e vërtetë. Por jo në pikë kufitare. Ne nuk kishim asnjë informacion. E mësuam të nesërmen. Nuk e dinte as presidenti. Nuk qe normale. Për këtë shkak ai dha dorëheqjen, sepse dorëzoi shtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + eight =