Falsifikoi vendimin për divorcin, gjykata e Lezhës dënon me 1 vit burg qytetarin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg një përson i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Shtetasi me iniciale A.M u gjet fajtor për vepren penale “Falsikim Dokumentash”, ndërsa çështja penale është hetuar nga prokurori Sabri Kastrati.

Referuar dosjes hetimore, vendimi i falsifikuar ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e saj, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe zgjidhjen e marteses.

Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj.

Në funksion të këtij hetimi në shtator të vitit 2020, prokuroria urdheroi policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterat e gjyqtarëve dhe sekretareve por dhe printerat, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse vendimi gjyqësor i falsifikuar është përpiluar në kompjuterat e gjykatës së Lezhës, por nuk rezultoi diçka e tillë.

Ndërkohë përmes avokatit, vetë i pandehuri ka mohuar në vazhdimësi akuzen e ngritur ndaj tij, ndërsa ka paralajmeruar ankimin të vendimit që e dënon me burg në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =