“Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, arrestohet 46-vjeçari dhe shpallet në kërkim i vëllai (EMRAT)

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar këtë të martë në Shijak pas një megaoperacioni “Krahët e krimit”.

Mësohet se aktiviteti “lulëzonte” në një banesë katër kateshë në pronësi të dy vellëzerve, ndërsa 2 katet e fundit përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.

Në ambientet e godinës janë gjetur dhe sekuestruar 444 lëndë narkotike kanabis dhe 222 llampa elektrike dhe pajsje të tjera.

Po ashtu pas kontrolleve të imtësishme, në një mur të dyfishtë është gjetur edhe një arsenal armësh. Dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga pjesëtar të grupeve kriminale, ndërsa po ashtu po punohet për indentifikimin e autorëve të vërtetë që mund të qëndrojnë pas këtij aktiviteti.

Në lidhje me këtë policia ka arrestuar Fredi Krasniqin, dërkohë është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 10 =