Një lajm i mirë për pallatin mbretëror: Princesha është shtatzënë

Një lajm i bukur nga pallati mbretëror: Princesha Eugenie është shtatzënë dhe pret bebin e dytë me bashkëshoritn e saj, Jack Brooksbank.

Mbesa e mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II, njoftoi se po priste bebin e dytë përmes një postimi në Instagram dhe me një deklaratë të dhënë nga pallati Buckingham.

Në deklaratë shkruhej: “Princesha Eugenie dhe z. Jack Brooksbank janë të lumtur të bëjnë me dije që presin fëmijën e dytë këtë verë. Familja është shumë e lumtur dhe August mezi pret të bëhet një vëlla i madh”.

Në shkurt të vitit 2021, princesha dhe bashkëshorti u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi djali i tyre, i quajtur August Philip Hawke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 13 =